Vlorë/ Zuri hapësirë publike pa leje me tavolina e karrige, procedohet 36-vjeçari

Aktualitet

Vlorë/ Zuri hapësirë publike pa leje me tavolina e

Policia e Vlorës ka nisur procedim penal ndaj shtetasit F. Z., 36 vjeç, banues në qytet, pasi u konstatua se kishte zënë pa leje një hapësirë publike.

Nga kontrolli i ushtruar në lagjen “Uji i Ftohtë”, u konstatua se 36-vjeçari kishte vendosur disa tavolina dhe karrige në një sipërfaqe publike, pa autorizimin përkatës nga autoritetet vendore.

Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, ndërsa vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë të rastit.

ME TE LEXUARAT