DailyMail: Mbërriti në Britani me gomone, 19-vjeçari shqiptar pas 13 muajsh burgim do të ekstradohet
Një shqiptar 19-vjeçar i dënuar me 13 muaj burgim në Britani, pritet të ekstradohet në Shqipëri.
19-vjeçari, Lirdi Ruta ra në prangat e policisë në Britanin e Madhe pasi u kap në flagrancë duke drejtuar një automjet në të cilin kishte një 64 kg kanabis. E përditshmja DailyMail i ka kushtuar një artikull historisë së “emigrantit shqiptar” ku shkrun se si 19-vjeçari pasi mbërriti me gomone në Britanin e Madhe po përballet me deportimin pasi u burgos për 13 muaj.
Lirdi Ruta, 19 vjeç në momentin që po drejtonte makinën me 64 kg kanabis brenda po ndiqej nga policia, ai në përpjekje për t’i shpëtuar kaloi semaforin me të kuqe dhe eci me shpejtësi për rreth 33 milje.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Pasi u kap nga oficerët, u pa se shqiptari nuk kishte leje drejtimi apo sigurim, dhe në makinë u gjet një sasi kanabisi.
Në seancën gjyqësore të mbajtur për 19-vjeçarin shqiptar, Gjykata e Kurorës së Bournemouth tha se Lirdi Ruta erdhi në Mbretërinë e Bashkuar me një gomone në vitin 2022 dhe jetoi në Bournemouth për disa kohë, përpara se të transferohej në Kembrixh. Gjykata e shpalli fajtor shqiptarin me akuzat për drejtimin e rrezikshëm, drejtimin e automjetit pa patentë ose sigurim dhe posedim të një droge të klasit B.
Drejtuesi i seancës gjyqësore tha se ngjarja ishte e tmerrshme, pasi 19-vjeçari duke pasur kanabis në makinë, u përpoq t’i shmangte policët dhe të ecte me shumë shpejtësi edhe në rrugica të ngushta.
“Nuk keni ndalur në një numër semaforësh të kuq, keni kryer shkelje të shumta të trafikut dhe jeni përplasur me një automjet tjetër. Shpejtësia e mjetit që drejtonit është regjistruar deri në 110 k/h. Është jashtëzakonisht me fat që një këmbësor apo shofer tjetër nuk u plagos për shkak të drejtimit tuaj ose akoma më keq, ai mund të ishte vrarë. Oficerët e policisë mund të ishin vrarë ose lënduar gjithashtu."
Raporti i paradënimit e përshkroi si një rrezik të lartë për qytetarët anglez, duke e dënuar me 13 muaj burg .
DailyMail ka bërë dhe një përmbledhje statistikore ku tregon me shifra se sa emigrantë kanë kaluar Kanalin për në Britani këtë vit.
“Më shumë se 5,000 emigrantë kanë kaluar Kanalin për në Britani këtë vit, duke përfshirë 791 gjatë fundjavës së Pashkëve. Home Office zbuloi kohët e fundit një fushatë reklamuese prej 100,000 £ që synon të bindë njerëzit në vende, përfshirë Shqipërinë, që të mos vijnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar.
Më shumë se 13,600 shqiptarë arritën në Britani me anije të vogla në vitin 2022, por vitin e kaluar numri ra me 90 për qind.
Një zëdhënës i Home Office tha: "Çdo shtetas i huaj që dënohet për një krim dhe është dënuar me burgim, konsiderohet për dëbim sa më shpejt që të jetë e mundur."