Kurti viziton Veriun, revoltohen serbët: Është pushtues, kërkon tensione të reja

Aktualitet

Kurti viziton Veriun, revoltohen serbët: Është pushtues,

Ishte një vizitë e pa lajmëruar ajo që kryeministri i Kosovës Albin Kurti zhvilloi të mërkurën në komunat me shumicë serbe në veri të vendit – Mitrovicën e Veriut, Leposaviqin, Zveçanin dhe Zubin Potokun.

Qëllimi siç tha ishte të bisedonte me krerët lokalë për përmirësimin e marrëdhënieve me qytetarët, pavarësisht përkatësisë së tyre etnike, apo fetare Kurti tha se gjatë qëndrimit në veri kishte vizituar edhe zonën në Banjskë “ku ka rënë në pritë” Afrim Bunjaku, rreshteri policor i vrarë në atë sulm.

Vizita e Kurtit në komunat e veriut u raportua fillimisht nga Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në një deklaratë, ajo tha se qëllimi i vizitës ishte “destabilizimi i situatës në terren dhe shkaktimi i tensioneve”.

“Është më se e qartë se me ardhjen e tij, ai donte të provokonte reagimin e popullit serb dhe të paraqitej si viktimë për të fituar disa pikë politike, apo vota për zgjedhjet e ardhshme”.

Theksoi se “tendencat për destabilizimin e Kosovës vijnë nga ana tjetër”, duke iu referuar Serbisë. Gjithashtu drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, akuzoi Kurtin se synonte nxitjen e tensioneve të reja në veri të Kosovës vetëm një ditë para vazhdimit të dialogut në Bruksel.

“Kurti nuk ka çfarë të kërkojë në veri të ‘Kosovës dhe Metohisë’, ku nuk është i mirëpritur. Veprimi i Kurtit shkaktoi revoltë dhe indinjatë te serbët të cilët e shohin atë si një pushtues që i keqtrajton çdo ditë.”

Gjatë vizitës së tij në veri të Kosovës, Kurti vendosi lule edhe në pllakën përkujtimore të ish-policit të Kosovës, Enver Zymberi, në Zubin Potok, ku u vra në vitin 2011, nga persona ende të paidentifikuar.

ME TE LEXUARAT