Zjarr në një banesë në Korçë, shkak shpërthimi i bombolës së gazit

Aktualitet

Zjarr në një banesë në Korçë, shkak

Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen nr. 17 të qytetit të Korçës. Ngjarja ka ndodhur pak më parë.

Mësohet se shkak i zjarrit është bërë një bombol gazi, ne vendngjarje shihen rrobat e djegura të familjes të hedhura nga dritarja e apartamentit.

Fatmirësisht nga shpërthimi i bombolës nuk ka njerëz të lënduar, por vetëm dëme materiale. Zjarrfikësit kanë shkuar në vendngjarje për të shuar flakët, ndërsa policia po bën zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT