Zhvillohet sot në GJKKO seanca gjyqësore ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha

Aktualitet

Zhvillohet sot në GJKKO seanca gjyqësore ndaj kreut të

Zhvillohet sot në GJKKO seanca në themel ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha, për dosjen “Partizani”.

Të pandehur janë pesë personat, ish kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi, biznesmeni Fatmir Bektashi, Andia Pustina dhe Xhimi Begeja.


Magjistratja Elsa Ulliri, është gjyqtarja që do të shqyrtojë çështjen e kryedemokratit dhe 4 të pandehurve të tjerë.

Elsa Ulliri u zgjodh pas hedhjes së shortit, ndërsa Bib Ndreca dhe Rudina Palloi do të jenë anëtarë të trupës gjykuese.

Ndaj kreut të PD-së, Sali Berisha është ngritur akuza për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim.

Ndërsa Jamarbër Malltezi akuzohet për “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, si dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” kryer në bashkëpunim.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion