Zhdukja e ish-zvdrejtorit të AKSH-it Daniel Shima, reagon policia! Ja çfarë dihet deri më tani

Aktualitet

Zhdukja e ish-zvdrejtorit të AKSH-it Daniel Shima, reagon policia! Ja

Policia e Tiranës ka reaguar zyrtarisht në lidhje me zhdukjen e sh-Zv/ Drejtori i Përgjithshëm i AKSHI-t, Daniel Shima..Policia bën me dije se ka qenë nëna e Daniel Shimës që ka denoncuar në Komisariatin e Policisë Nr. 1, se ka humbur kontaktet me djalin e saj.

Në njoftim policia nuk jep detaje për pistat e hetimit që po kryen për rastin e Shimës.

“Më datë 20.08.2025, rreth orës 17:00, në Komisariatin e Policisë Nr. 1 është paraqitur shtetasja M. Sh., e cila ka kallëzuar se ditën e sotme ka humbur kontaktet me djalin e saj, shtetasin D. Sh., 34 vjeç. Shërbimet e Policisë po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe për gjetjen e tij”, njoftoi policia.

Kujtojmë që më parë u raportua nga mediat se policia po heton në dy pista: pengmarrjen ose një inskenim të mundshëm të zhdukjes.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion