Zbulohet lokali ku organizoheshin lojërat e fatit në Berat, arrestohet pronari, sekuestrohen 12 kompjuterë

Aktualitet

Zbulohet lokali ku organizoheshin lojërat e fatit në Berat, arrestohet

Goditet një tjetër rast i vënies së lokaleve, në dispozicion të organizimit të kundërligjshëm të lojërave të fatit, këtë herë në Berat.

Për pasojë është arrestuar pronari i lokalit në lagjen “Barrikadë”, ku luheshin lojëra me kompjuterë dhe celular.

Po ashtu janë sekuestruar 12 njësi kompjuterike, celular, shumë parash e përfituar nga kjo veprimtari dhe 1 elektroshok.

“Si rezultat i kontrolleve dhe punës operative, kryer në vijim të operacionit të koduar “Prova”, me synim evidentimin e ambienteve të vëna në dispozicion të veprimtarive të kundërligjshme, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve konstatuan se në një lokal në lagjen “Barrikadë”, luheshin lojëra fati, me kompjuterë dhe celular.

Për këtë rast u arrestua në flagrancë pronari i subjektit, shtetasi M. N., 51 vjeç, banues në Berat.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Beratit, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e policisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion