Arrestohet në Greqi shqiptari i kërkuar ndërkombëtarisht! Ngjarja e vitit 2017 që pritet t’i “kushtojë” shumë

Aktualitet

Arrestohet në Greqi shqiptari i kërkuar ndërkombëtarisht!

Një 61-vjeçar shqiptar ka rënë në prangat e policisë në Greqi, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Raportohet se shqiptari akuzohet si autori i një grabitjeje të ndodhur në vitin 2017, në qytetin e Korçës. Në këtë ngjarje, 61-vjeçari ka dhunuar brutalisht një person dhe më pas i ka marrë automjetin dhe dy telefona celularë. Pas kësaj, duket se ai ka shkuar në Greqi, ku ka hyrë pa dokumente.

Tashmë priten të kryhen procedurat dhe 61-vjeçari do të ekstradohet për tu përballur me drejtësinë në vendin tonë.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion