Zbardhet vendimi, GJKKO urdhër SPAK-ut: Hetoni Guvernatorin Gent Sejko për mikro-kreditë

Aktualitet

Zbardhet vendimi, GJKKO urdhër SPAK-ut: Hetoni Guvernatorin Gent Sejko

Gjykata e Posacme ka urdheruar prokurorine e posacme te nise hetimet per Gveratorin Gent Sejko ne lidhje me skandalin e mikro kredive.

Ai u kallëzua për shpërdorim detyre mbi mikrokreditë, por SPAK vendosi pushimin e procedimit dhe e coi ate per konfirmim ne gjykate.

Mirepo GJKKO ka vendosur ti ktheje SPAK-ut dosjen ndaj Guvernatorit Gent Sejko me urdherin per e nisur procedimin ndaj tij.

1.Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 11.06.2024, Nr. Regj.Them 90, ka paraqitur pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën penale me  objekt: Kërkohet pushimi i çështjes penale nr.1360/2022 të regjistruar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” së parashikuar nga neni 248 i K.Penal, pasi fakti nuk parashikohet nga ligji si vepër penale.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Flora
Hajredinaj, bazuar në nenet 112, 75/a; 128, 128/a, pika 1, shkronja “b”, 131/2, 332/b e vijues të Kodit të Procedurës Penale si dhe ligjit nr. 95 datë 06.10.2016
“Për organizimin dhe funksionin e institucioneve për të luftuar Krimin e
Organizuar”, me vendimin Nr. 90, datë 10.07.2024, vendosi:
1. Deklarimin e pavlefshmërisë absolute të aktit “Kërkesë për pushimin e
procedimit penal nr.1360, të vitit 2022 të Prokurorit, të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, që ka si objekt hetimin e vepës penale “Shpërdorimi i detyrës” ndaj të kallëzuarit Gent Sejko, Guvernator i Bankës së Shqipërisë.

2. Kthimin e akteve të procedimit penal nr.1360/2022 të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për vazhdimin e mëtejshëm të hetimeve, prokurores Dorina Bejko, në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

3. Veprimet hetimore të urdhëruara në pjesën arsyetuese të këtij vendimi duhet të kryhen brenda 3 (tre) muajve.
4. Caktimin e seancës gjyqësore paraprake datë 16.10.2024, ditë e mërkurë, ora 10:00.
5. Urdhërohet sekretaria e gjykatës t’i njoftojë vendimin Drejtuesit të
Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.
6. Kundër vendimit lejohet ankim në Gjykatën e Apelit për Korrupsionin dhe
Krimin e Organizuar brenda afatit ligjor.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion