Sali Berisha kërkoi përjetimin e trupit gjykues, Gjykata e Lartë merr vendimin

Politikë

Sali Berisha kërkoi përjetimin e trupit gjykues, Gjykata e Lartë

Gjykata e Lartë vendosi të rrëzojë kërkesën e ish-kryeministrit, Sali Berisha, për përjashtimin nga trupi gjykues i tre anëtarëve Ilir Panda, Sokol Binaj e Sandër Simoni, nga trupa që do të shqyrtojë dy rekurse që kanë në thelb kërkesën e tij për liri nga arresti shtëpiak.

“Rrëzimin e kërkesës së paraqitur nga kërkuesi Sali Berisha, me objekt: “Përjashtimin e gjyqtarit Ilir Panda, Sokol Binaj, Sandër Simoni, nga gjykimi i çështjes penale nr. 61007-00371-00-2024, që i përket rekursit kundër vendimit nr. 73, dt. 17.04.2024, të Gjykatës së Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar”.

Ky vendim ti njoftohet kërkuesit Sali Berisha dhe gjyqtareve Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sander Simoni.

Ky vendim është i formës së prerë”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së Lartë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion