Zbardhet misteri, Ibrahim Lici ishte personi i tretë në makinën ku ndodhi atentatit në Shkodër?

Aktualitet
Zbardhet misteri, Ibrahim Lici ishte personi i tretë në makinën

Personi që qëndron në vendngjarje ka ngjashmëri të frikshme të shumëkërkuarin Ibrahim Lici, i cili dyshohet se ishte i pranishëm në makinë me dy viktimat Hamza Lici dhe Arlind Bushatin.

Ibrahim Lici, i veshur me të zeza, i cili është parë pranë trupit të pajetë të Hamza Licit me duart me gjak, dyshohet se është pikërisht personi që ka qenë në makina, kur automjeti i Hamza Licit dhe Arlind Bushatit u qëllua me breshëri plubash.

Atentati me armë zjarri që tronditi dje Shkodrën dhe mbarë opinionin publik, po hetohet intensivisht nga Policia kriminale.

Fatkeqësisht kjo ngjarje pati pasoja të rënda me 3 viktima, ku mbetën të vdekur Hamza Lici, Arlind Bushati dhe një kalimtare e rastit, Flutura Basha. Ende nuk janë identifikuar autorët të cilët kanë djegur dhe automjetin me të cilin kryen atentatin, por policia dyshon se kanë qenë dy ekzekutorë me kallashnikovë dhe një i tretë që drejtonte makinën e tyre.

Duhet theksuar se prania e një personi të tretë ende nuk është e konfirmuar zyrtarisht nga uniformat blu. Mbetet të shihet dhe pritet një përfundim zyrtar nga ana e Policisë së Shtetit për të mësuar më shumë rreth kësaj ngjarje që ka tronditur mbarë Shqipërinë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion