Zbardhet dinamika e sherrit në Fier, plagoset me kaçavidë 40-vjeçari, shoqërohet autori

Është zbardhur dinamika e sherrit që ndodhi pak minuta më parë në qytetin e Fierit.
Blutë bëjnë me dije, se sherri ka nisur nga një konflikt banal, ndërsa ka identifikuar dhe palët e përfshira në ngjarje.
Bëhet me dije se ngjarja ndodhi në rrugën “Jakova Xoxa”, ku 29-vjeçari i identifikuar si R.Ç., pas një konflikti të çastit, ka goditur me sende të forta, 40-vjeçarin e identifikuar si F. Sh., 40 vjeç, i cili është dëmtuar në dorë.
Pas shërrit, në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ka gjetur një cekan, një kacavidë dhe kapuç. Në komisariat është shoqëruar 29-vjeçari.
Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.