Vrau policin në Fier pas sherrit për parakalimin, autori ishte në makinë me të ëmën

Aktualitet

Vrau policin në Fier pas sherrit për parakalimin, autori ishte në

Detaje të reja kanë dalë nga vrasja e policit Novruz Cenalia në Fier. Mësohet se autori i vrasjes ka qenë në makinë me mamanë në momentin kur ka qëlluar me një plumb në kokë policin 28-vjeçar.

Gjithçka nisi pas një sherri se kush do kalojë i pari me makinë në rrugën në fshatin Baltëz, kur autori Azgan Mërnica e qëlloi për vdekje efektivin.

Si u vra efektivi i ‘Shqiponjave?

28-vjeçari Novruz Cenalia u vra me një plumb në kokë më 13 maj 2024 në fshatin Baltëz të Fierit. Ai ishte nisur për të shkuar në punë, por u përfshi në një debat me Azgan Mërnicën, 23 vjeç, për radhën e kalimit me makinë.

Në këtë moment, 23-vjeçari nxori pistoletën që e mbante me vete dhe me një tek plumb në kokë la të vdekur në vend punonjësin e Policisë së Shtetit. Më pas ai u largua nga vendi i ngjarjes.

I ati i Nevruz Cenalisë është po ashtu polic pranë sallës operative të Policisë Fier, i cili dyshohet të jetë i përfshirë në një vrasje të ndodhur vite më parë në vendlindje në Has, të mbyllur në dyert e drejtësisë, çfarë fillimisht e vendosi në tavolinën e hetuesve si pistë, por u sqarua shpejt që nuk kishte lidhje. Ndërkohë, autori i ngjarjes, Asllan Mernicën, rezulton të jetë vëllai i Kiri Mërnicës, i arrestuar për tentativë vrasje.

 

ME TE LEXUARAT