“Vajza ka bërë aksident, duhet të operohet urgjentisht”, si iu “zhvatën” të moshuarit 20 mijë euro

Kosovë&Rajon

“Vajza ka bërë aksident, duhet të operohet

Një burrë 84-vjeçar në ishullin Tinos e pagoi shtrenjtë “mendjelehtësinë” e tij kur mori një telefonatë nga persona të cilët i thanë se vajza e tij ishte përfshirë në një aksident të rëndë dhe i kërkonin para për një operacion të dyshuar.

Sipas informacioneve, gjithçka ka ndodhur mesditën e së hënës, 13 maj, kur 84-vjeçari ka marrë një telefonatë nga një i panjohur, i cili i ka thënë se vajza e tij është aksidentuar dhe se do t’i duhej një operacion i menjëhershëm, me vlerë 80.000 euro.

I moshuari u trondit nga ajo që po dëgjonte dhe i tha burrit se për momentin mund t’i japë vetëm 10 mijë euro. Autori pranoi dhe tha se do të dërgonte dikë në shtëpinë e 84-vjeçarit për të mbledhur paratë.

Kështu ndodhi. Një i ri me u shfaq jashtë shtëpisë së të moshuarit dhe mori paratë pa thënë asnjë fjalë.

Pas pak mashtruesit e kanë telefonuar sërish 84-vjeçarin dhe i kanë kërkuar edhe 10 mijë euro të tjera. Burri u bind sërish dhe futi në një çantë edhe 10 mijë euro të tjera.

Pas dorëzimit të dytë të parave, burri kontaktoi vajzën e tij dhe kuptoi se ishte një mashtrim. Ai i është drejtuar autoriteteve dhe ka ngritur padi kundër personave të panjohur.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion