Treni i mallrave del nga shinat, autoritetet ruse flasin për “ndërhyrje të jashtme”

Bota

Treni i mallrave del nga shinat, autoritetet ruse flasin për

Një tren mallrash doli nga shinat në rajonin e Volgogradit të Rusisë jugore  për shkak të “ndërhyrjes së jashtme”, njoftuan agjencitë shtetërore ruse të lajmeve herët në mëngjes, duke cituar Agjencinë Ruse të Hekurudhave.

Ata thanë se mund të ketë qenë një operacion sabotues ukrainas.

“Për shkak të ndërhyrjes së personave të paautorizuar,” vagonët e trenave të mallrave “dolën nga shinat në stacionin Katluban në rajonin e Volgogradit”, njoftuan agjencitë e lajmeve TASS dhe RIA, si dhe botimi dixhital i gazetës Izvestia.

“Sipas informacioneve të para, nuk ka të lënduar” dhe lëvizja e trenave në zonën e stacionit “është pezulluar”, sqaron RIA.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion