Vrau gruan në sy të fëmijëve/ Ja kush është shqiptari, arriti t’ia mbathte pas krimit

Një krim i rëndë tronditi qytetin e Volosit në Greqi, ku një shqiptar vrau gruan e tij në sy të fëmijëve. Viktima është Marjola Nakoleci, 37 vjeçe, nënë e katër fëmijëve.
Autori i ngjarjes është identifikuar si Pandeli Nakoleci, i cili pas një sherri të ashpër në banesë, e goditi disa herë me thikë bashkëshorten, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Krimi ndodhi në prani të fëmijëve të mitur, duke e bërë edhe më të rëndë situatën.
Pas krimit, Nakoleci arriti të largohej nga banesa dhe është shpallur në kërkim nga autoritetet greke. Policia ka nisur një operacion të gjerë për kapjen e tij, ndërsa fëmijët janë marrë nën kujdesin e shërbimeve sociale.
Ngjarja ka shkaktuar tronditje të madhe në komunitetin shqiptar dhe grek, ndërsa mediat vendase raportojnë se çifti kishte pasur konflikte të vazhdueshme në familje.


