Të shtëna me armë zjarri në Tiranë/ Autori qëlloi drejt makinës së 37-vjeçarit pas sherrit

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mesditën e sotme në rrugën “Petraq Leka”, në zonën e Kombinatit. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur pas një konflikti të çastit për motive të dobëta.
Policia bën me dije se është qëlluar drejt automjetit me të cilin po lëvizte shtetasi E.K., 37 vjeç. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka persona të lënduar.
Specialistët për Hetimin e Krimit pranë Komisariatit të Policisë Nr. 6 kanë identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes, por për shkak të vijimit të hetimeve gjeneralitetet e tij nuk bëhen publike.
Forcat e policisë po punojnë për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe kapjen e autorit.


