Vrasja në Nikël! Zbulohet lidhja e afërt e viktimës me autorin, përplasja me djemtë e Artur Çangut para krimit
Lajmifundit
/
11 Prill 2026, 08:10
Aktualitet

Detaje janë zbardhur në lidhje me vrasjen e ndodhur diten e djeshme në Nikël të Fushë Krujës, ku viktimë mbeti shtetasi Artur Çangu.
Raportohet se autori ka një lidhje krushqie me viktimën, pasi ai është dhëndër te kushërinjtë e tij.
Po ashtu, mësohet se para disa ditësh ka pasur një konflikt mes djemve të Çangut dhe autorit Eduart Afmataj për arsye pronësie, ende të paqarta.
Në të njëjtën kohë, zbulohet se vrasja e Çangut është kryer me armë zjarri, e konfirmuar më pas si çifte.


