Vrasja në Memaliaj/ Policia: Viktima 30-vjeçari, plagoset edhe vëllai i tij, autori në arrati pas krimit

Aktualitet

Vrasja në Memaliaj/ Policia: Viktima 30-vjeçari, plagoset edhe

Policia e Gjirokastrës ka dhënë detaje nga vrasja që ndodhi mbrëmjen e sotme rreth orës 20:50, në Memaliaj, ku dyshohet se pas një konflikti, shtetasi D. N., 29 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri shtetasin Endri Goxhaj 30 vjeç, i cili ka humbur jetën rrugës për në spital.

I plagosur, në rrethana ende të paqarta, ka mbetur edhe vëllai i autorit të dyshuar, shtetasi D. N., 25 vjeç, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar, pas ngjarjes, është larguar me automjet. Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të tij.

Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion