Ekonomisti u vra duke mbrojtur pronarin Ardian Gjeloshi, policia hap kamerat, kush janë 3 autorët

Kurbini u trondit në orët e para të mëngjesit të sotëm, kur nga breshëria e plumbave në drejtim të një firme inertesh humbi jetën ekonomisti 70-vjeçar, Selman Mihana.
Pronari i firmës, Ardian Gjeloshi, 51 vjeç mbeti i plagosur dhe u dërgua në spitalin e Traumës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sakaq, Policia ka administruar të gjitha pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat do të ndihmojnë në identifikimin edhe kapjen e autorëve.
Sipas policisë, autorët kanë qëlluar me automatik dhe në këtë skenar kanë qenë të përfshirë tre persona, dy kanë hyrë në ambientet e firmës dhe një i tretë i ka pritur në makinë. Drejt firmës së inerteve është qëlluar 15 herë.
Policia e Lezhës, më herët tha për mediat se objektivi ka qenë pronari i firmës, dhe pistat kryesore ku po hetohet janë konfliktet dhe mosmarrëveshjet që pa pasur 51-vjeçari në aktivitetin e tij.
Atentati ndaj biznesmenit Ardian Gjeloshi në Kurbin, ekonomisti u vra teksa ndërhyri për ta mbrojtur

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me atentatin në Kurbin ndaj Ardjan Gjeloshit, pronar i një firme inertesh, i cili mbeti i plagosur ndërsa nga plumbat humbi jetën ekonomisti i firmës.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se ekonomisti 70-vjeçar ka ndërhyrë për të mbrojtur pronarin e tij Ardjan Gjeloshi, dhe për pasojë është qëlluar dhe ka ndërruar jetë.
Agresori qëlloi me breshëri në zyrën ku ishin Ardjan Gjeloshi e Selman Mihana.
Gjeloshi mësohet se ka marrë dy plumba në krah dhe brinj dhe ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën, ndërkohe pista kryesore e hetimeve është përqendruar tek konfliktet qe mund të ketë patur 51-vjeçari.
Një plumb në bark e një në dorë, si i shpëtoi atentatit Ardian Gjeloshi, pistat ku po heton policia

Pronari i firmës së inerteve, Ardian Gjeloshi që mbeti i plagosur mëngjesin e sotëm në Kurbin, ndodhet në spitalin e Traumës.
Ai është në gjendje të stabilizuar shëndetësore jashtë rrezikut për jetën.
Ka marrë dy plumba, një në dorë dhe tjetrin në bark. Plumbi në bark sa e ka prekur sipërfaqësisht në lëkurë.
Në orën 07:00, në një firmë inertesh në fshatin Gurëz, persona ende të paidentifikuar vranë ekonomisitin 70-vjeçar të firmës, Selman Mihana dhe plagosën pronarin Ardian Gjeloshi.
Policia thotë se është qëlluar me një armë zjarri tip automatik nga brenda rrethimit të firmës.
Tri janë pistat ku po heton prokuroria në lidhje me atentatin e sotëm që kishte në shënjestër Ardian Gjeloshin.
Pista e parë janë konfliktet me biznesin me pjesëtarë të një fisi nga Pllane. Si pistë të dytë po heton atë të hakmarrjes. Në 2002 është shënuar një ngjarje e rëndë ku autorë të dyshuar ishin Ardian Gjeloshi dhe vëllai i tij, Dritan Gjeloshi.
Asokohe autorët qëlluan mbi një kamionçinë dhe lanë të vrarë Marie Prengen, infermiere, nënë e 4 fëmijëve, ndërsa u plagos oficeri i FNSh Kastriot Prenga, Gjergj e Vitore Prenga. Pista e tretë lidhet me plagosjen e djalit të Ardian Gjeloshaj.
Detajet/ Atentati ndaj biznesmenit Ardian Gjeloshi në Kurbin, si u vra gabimisht ekonomisti i firmës

Atentati në Kurbin, ku humbi jetën ekonomisti i firmës Selman Mihana dhe u plagos pronari Ardian Gjeloshi, ka ndodhur në sy të rojes së objektit.
Ai ndodhej tek porta kryesore kur autorët, të cilët kanë lëvizur me automjet, kanë qëlluar me breshëri plumbash drejt viktimës dhe biznesmenit, teksa po hynin brenda ambienteve të zyrës.
Autorët e krimit mësohet se kanë qëlluar nga muri rrethues i objektit dhe shënjestër e atentatit ka qenë biznesmeni 51-vjeçar, i cili ndodhet në spital dhe sipas zv.drejtorit të policisë Lezhë, ndodhet në gjendje të mirë.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e së shtunës (10 shkurt) në fshatin Gurez të Kurbinit.
Ndërkohë e firma e përpunimit të inerteve është e monitoruar me kamera sigurie.
FOTO/ U vra gabimisht, ky është ekonomisti që u qëllua me breshëri automatiku në Kurbin

Personi që shihni në foto është Selman Mihana, ekonomisti që mbeti i vrarë në vendin e tij të punës, ndërkohë që u plagos pronari i tij.
70-vjeçari shkoi si çdo ditë në punë në orën 7, por kjo e sotmja ishte e fundit.
Autorët kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi ku janë shkrehur mbi 15 plumba.
Si pasojë Selma Mihana gjeti vdekjen ndërsa u plagos pronari 52 vjeçar Ardian Gjeloshi.
Vrasja në Kurbin, zv.drejtori i Policisë: Objektiv pronari Ardian Gjeloshi, plumbat kapën ekonomistin

Zëvendës drejtori i Policisë në Lezhë Gentjan Berberi ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen që ndodhi mëngjesin e sotëm në një firmë inertesh, ku mbeti i vdekur ekonomisti Selman Mihane dhe u plagosur pronari i kompanisë Ardian Gjeloshi.
Sipas zv.drejtorit të policisë objektiv i sulmit me armë ka qenë pronari i firmës. Sipas Berberit është tentuar që të ekzekutohet 51-vjeçari.

‘Sot rreth orës 07:00 është njoftuar se është qëlluar me armë zjarri është tentuar të vritet A.GJ. Si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka humbur jetën S.M. Dyshohet se është qëlluar me automatik. Pista hetojmë konflikte mosmarrëveshje. Objektivi dyshohet A.GJ dhe është në gjendje të mirë.’- tha Berberi.


