Vrasja në Fier, vajza e viktimës zbulon çfarë i thanë në telefon e ëma dhe motra

Vajza tjetër e 56-vjeçarit Anesti Rama, i cili u mbyt me tel nga vajza e tij Emanilda Rama, ka folur për mediat lidhur me ngjarjen e rëndë teksa të dyshuara janë motra dhe nëna e saj.
Ajo tha për Top Channel se e kishte telefonuar motra dhe i kishte thënë se babi ka rënë në banjë, e më pas e kishte fikur telefonin. Ajo tregoi se më pas ka telefonuar nënën e saj e cila i ka konfirmuar se 56-vjeçari ka ndërruar jetë.
E bija e viktimës: Më mori motra në telefon dhe më tha që babi ka rënë në banjë, më pas e fiku telefonin, marr mamin në telefon dhe i them është gjallë? Jo më tha ka vdekur, flisja shpesh në telefon nuk pashë të kishte gjë, nuk kuptova as edhe një gjë, me babin kam folur gjithmonë.


