"Dhunohej nga gruaja dhe të bijat", babai u vra nga vajza, kryeplaku i fshatit: E linin dhe pa bukë!

Aktualitet

"Dhunohej nga gruaja dhe të bijat", babai u vra nga vajza,

Fshati Frashër i Fierit u trondit nga një ngjarje e rëndë kriminale, ku vajza vrau babanë me tel dhe më pas u ndihmua nga e ëma për të fshehur krimin.

Kryeplaku i fshatit, në një prononcim vetëm për Top Channel, është shprehur se të gjithëve në zonë u ka ardhur keq për vrasjen e 56-vjeçarit, Anesti Rama.

Ai e përshkruan viktimën si një njeri punëtor dhe i qetë, ndërsa shton se ka pasur probleme në familjen Rama dhe se gruaja me vajzat e linin pa bukë të ndjerin.

Ndër të tjera, kryeplaku tha se ka qenë dëshmitar okular kur familjaret e dhunonin.

“Anesti ka qenë burrë i mirë, punëtor, por ka pasur probleme familjare me gruan, fëmijët. Nuk shkonte mirë.

Arrinte sa e linin pa bukë të shkretin, ankohej tek unë. ‘Duan të më nxjerrin nga shtëpia’ më thoshte. Ata merrnin ndihmë ekonomike, i kam ndihmuar sa kam mundur.

Kush e di sa herë ka shkuar policia në shtëpinë e tyre. Unë nuk dija gjë, kur shkova afër banesës ishin ata të krimeve aty.

Thanë se i kishte rënë infarkt, por e kishin mbytur. Na ka ardhur të gjithëve keq, se ishte djalë pa llafe, punëtor. Ato nuk e trajtonin mirë. Viktima punonte në një firmë private.

Ai vetëm ankohej i shkreti. E rrihnin, godisnin në syrin tim. Ça të them unë… ato ha, pi ,rri dhe punonte ai i shkreti.

Jemi të prekur shumë si fshat. Janë tre vëllezër këta. Njëri prej tyre e mori në Greqi ku punoi atje dhe bëri shtëpinë. Familja i thoshin ‘ik nga shtëpia, s’të duam’.”, tha ai për Top Channel.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion