"Ahmetaj arrogant, s'i trembej ligjit"/ Ish-prokurori: S'e hodhi telefonin e 2012 dhe pse e dinte që kishte 'bomba'

Aktualitet

"Ahmetaj arrogant, s'i trembej ligjit"/ Ish-prokurori: S'e

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Benet Beci ka analizuar çështjen Arben Ahmetaj ndërsa ishte I ftuar sot në “Top Story”. Ai tha se mënyra se si u “rrënua” Ahmetaj, nga një telefon blackberry të 2012-tës, është vetëm për shkak të arrogancës së tij.


Beci thotë se ish-ministri nuk i trembej ligjit, dhe prandaj edhe pse kishte bomba në atë celular, e mbante në shtëpi dhe ndihej i mbrojtur.

“Të gjesh një telefon të Black berry, që ishte që e vitit 2012, do të thotë që personi që e le në shtëpi, ka një arrogancë të theksuar karshi ligjit. Nuk do t’ia dijë, sepse ndihet i paprekshëm. Të kesh black berry që nga 2012-ta plot me bombam dhe ta lësh në banesë e mos dish nga e ke, është vetëm arrogancë karshi zbatimit të ligjit”, tha ish-prokurori i Krimeve të Rënda.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion