Vrasja e shqiptarit në Gjermani, autori fsheh familjen nga frika e hakmarrjes

Aktualitet

Vrasja e shqiptarit në Gjermani, autori fsheh familjen nga frika e

Autoritetet gjermane ende nuk ka arritur të vënë në pranga autorin e vrasjes së 30-vjeçarit Armin Neziri para pak ditësh në Hanover.

Sipas mediave vendasë, autori i dyshuar, i identifikuar si Rinor Z., nga frika e hakmarrjes, ka fshehur familjen.

Një ditë më parë, ka qenë avokati i tij, Fritz Ëillig, ai që ka njoftuar se klienti i tij do të dorëzohet së shpejti në Polici.

Shqiptari nga Kosova, Armin Neziri, u qëllua për vdekje nga bashkëkombësi i tij.

Ai ka qenë duke drejtuar një mjet të llojit “Mercedez Benz”, në momentin që është ndaluar në semafor, paralelisht me Nezirin, i cili ndodhej gjithashtu në një makinë, thonë dëshmitarët.

Mes drejtuesve të dy makinave, pati një debat të ashpër, i cili më pas degradoi në përdorimin e armës. Motivi i konfliktit nuk është zbardhur ende.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion