Vrasja e pronarit grek dhe mikut të tij shqiptar/ Policia kontrollon bizneset e viktimës, ai punësoi autorin 22-vjeçar me qëllim që...

Aktualitet

Vrasja e pronarit grek dhe mikut të tij shqiptar/ Policia kontrollon

Policia greke ka vijuar hetimet për vrasjen e pronarit grek dhe mikut të tij shqiptar, ngjarje e cila ndodhi më 5 tetor në Finikounda të Greqisë. Këtë herë policia ka zhvilluar një kontroll në dyqanet e pronarit, i cili kishte punësuar autorin 22-vjeçar. I riu i punësuar nga pronari grek është arrestuar nga policia, pasi dyshohet se është autori i ngjarjes së rëndë. 

Bashkë me autorin është arrestuar edhe bashkëpunëtori i tij, një greko-britanik, po 22-vjeçar. Mediat greke shkruajnë se oficerët e policisë po kontrollojnë lokalet për të identifikuar prova, të cilat mund të hedhin më shumë dritë mbi krimin. Në të njëjtën kohë, shtëpia dhe kampingu i viktimës po kontrollohen përsëri me urdhër të një hetuesi.

Vrasja ndodhi mbrëmjen e 5 tetorit në një kamping në Finikounda, kur autori, pasi kishte mbuluar fytyrën, hyri me forcë në recepsionin ku ndodhej pronari 68-vjeçar me kujdestarin e tij 60-vjeçar dhe mikun e tij të vjetër.  Personi i armatosur qëlloi me gjakftohtësi pronarin, duke e plagosur për vdekje, dhe më pas vrau mikun e tij, i cili u përpoq të arratisej. Në vrasjen e dyfishtë ishte i pranishëm edhe nipi i pronarit, i cili arriti të arratisej.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion