Banesa u dogj nga zjarri, çifti i moshuar në Vlorë në mëshirë të fatit: Flejmë jashtë

Aktualitet

Banesa u dogj nga zjarri, çifti i moshuar në Vlorë në

Një banesë në lagjen e ish-sodës në Vlorë u dogj plotësisht më 16 nëntor, duke e bërë të pabanueshme për çiftin 79-vjeçar Jorgo Shametaj dhe gruan e tij, Myrvete.

Muret e djegura, orenditë e shkrumbuara dhe mungesa e dyerve dhe dritareve e kanë lënë çiftin në qiell të hapur.

Në çastin kur ra zjarri të dy, burrë e grua ndodheshin në oborr, ndërsa 79-vjeçari Jorgo Shametaj ka tentuar të futej brenda mes për mes flakëve, por e shoqja e ka ndaluar.

Jorgo dhe Myrvete Shametaj duke folur për News24 thonë se pensioni që ata marrin nuk e arrin vlerën e 30 mijë lekëve në muaj, ndaj e kanë të pamundur ta restaurojnë vetë banesën. Dy të moshuarit thonë se në luftën për mbijetesë kanë vetëm njëri-tjetrin, ndaj drejtojnë apel për ndihmë.

Sipas të moshuarve shkak për rënien e zjarrit në banesën e tyre është bërë një shkëndijë elektrike, ndërsa grupi hetimor vijon hetimet për rastin.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion