Vrasja e Pjerin Xhuvanit, shoqërohen 3 persona te rrethrrotullimi i TEG-ut

Aktualitet

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, shoqërohen 3 persona te rrethrrotullimi i TEG-ut

Pas vrasjes së Pjerin Xhuvanit sa kalon rrethrrotullimin e TEG-ut, Shqiponjat kanë bërë shoqërimin e 3 personave që vinin nga Elbasani. Në dalje të Tiranës policia ka blinduar zonën.

Pjerin Xhuvani, i ekzekutuar sot në Elbasan është një mjek psikiatër me profesion, ish Drejtori i Spitalit Psikiatrik të Elbasanit dhe ish drejtor në Drejtorinë Rajonale të Fondit të Sigurimit të detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Tiranë.

Xhuvani ka qenë për disa vite i angazhuar në politikë. Ai ka qenë drejtues në Elbasan me PDK-në e Nard Ndokës, disa vite më parë drejtues i Lëvizjes Socialiste për Integrim, për të cilën ka kandiduar si deputet, më pas është angazhuar me PDIU-në dhe tani mësohet se është tërhequr nga politika edhe pse është akuzuar nga opozita si i lidhur me Partinë Socialiste.

56-vjeçari Xhuvani ka qenë ish- drejtor në Drejtorinë Rajonale të Fondit të Sigurimit të detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor Tiranë, dhe është prangosur 6 vite më parë pasi akuzohej se i shkaktoi dëm shumë të madh financiar shtetit, rreth 500 mijë euro.

Më 14 mars ai u përfshi në sherrin që ndodhi Ditën e Verës në Elbasan, për këtë u akuzuar nga edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi si organizator, por mësohet se Xhuvani është futur në turmë pasi aty ishte edhe dhëndri i tij.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion