Vrasja e Mehmet Qemës, 5 personat në kërkim vetëdorëzohen në polici (Emrat)

Aktualitet

Vrasja e Mehmet Qemës, 5 personat në kërkim

Pesë personat që ishin në kërkim për vrasjen e Mehmet Qemës mbrëmjen e djeshme në rrugën “5 Maji” në Tiranë, Erlin Peka, Blerim Hoti, Braild Aga, Frenkli Myftari dhe Xhuliano Koçi janë vetëdorëzuar dhe pritet të arrestohen për veprën penale “Veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës” dhe “Moskallzim krimi”.

Një prej të vetëdorëzuarve, Blerim Hoti është ish i dashuri i reperes së famshme Baby G, njëkohësisht edhe mik i ngushtë i reperit Stresi.

Marius Dema, autori i dyshuar i vrasjes u vetëdorëzua disa orë pas vrasjes, pas negociatave me avokatët dhe familjarët, raporton top channel.

Mësohet se i riu në dëshminë e tij ka thënë se e ka vrarë pa dashje shokun e tij.

Si ndodhi ngjarja?

27-vjeçari Mehmet Qema ka qenë i ulur në një lokal në lagjen “5 Maji” në Tiranë bashkë me shokët e tij, ndërsa Dema fillon e luan me armën, por papritmas ajo shkrepet dhe Qema qëllohet me plumb në gjoks.

Dëshmitarët  tregojnë se përpara vrasjes të rinjtë po qëndronin qetësisht dhe nuk kishin asnjë konflikt.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion