Vrasja e Martinit, mister kush e shoqëroi autorin me makinë pas ngjarjes. Çfarë zbardhin kamerat e sigurisë?!
Pasi qëlloi disa herë me thikë bashkëmoshatarin Martin Cani, autori i dyshuar i vrasjes u largua nga vendi i krimit dhe u kujdes të fshihte armën me të cilën e kreu atë.
Për disa ditë me radhë ai nuk tregoi ku e kishte fshehur thikën të cilën e ekspozoi me krenari në rrjetet sociale pas krimit, por policia mundi ta gjejë të premten bashkë me çantën e shkollës në çatinë e një godine 1-katëshe në rrugën “Fadil Rada”, pas ATSH-së ose pranë Gjykatës së Apelit në Tiranë.
14-vjeçari nuk është marrë në pyetje nga policia, detajet po dalin në dritë një e nga një dhe një nga misteret që policia po punon për ta zbardhur, është njeriu që e shoqëroi autorin me makinë pas krimit.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Janë sekuestruar kamerat e sigurisë ndërsa është marrë dhe dëshmia e mësuesve, e oficeres së sigurisë dhe personave që mund të japin detaje me rëndësi për hetimin.
14-vjeçari u njoh të premten me masën e sigurisë arrest në burg në dhomën e spitalit ku po trajtohet për dorën e lënduar.
Ai u njoh gjithashtu me akuzën “vrasje në rrethana cilësuese” dhe “Prodhimi, mbajtje pa leje e armëve të ftohta”. Pas shërimit ai do të shkojë direkt në qeli.
Të paktën 12 vite heqje lirie është maksimumi i dënimit që mund të jepet nga një Gjykatë për një krim të tillë, nëse autori i krimit është i mitur nga 14 deri në 17 vjeç.
Aplikimi i dënimeve me burgim për këtë moshë bëhet vetëm nëse vepra penale e kryer parashikon një dënim me minimum 7 vite heqje lirie, përcaktim ky që në rastin e vrasjes së nxënësit të shkollës “Fan Noli” plotësohet, pasi vepra e kryer kategorizohet tek më të rëndat.
Vrasja e adoleshentit ndodhi 150 metra larg shkollës 9-vjeçare “Fan Noli”. Të dy, si viktima dhe autori ishin nxënës të kësaj shkolle./bw