Putin fillon prodhimin masiv të raketës balistike “Oreshnik”, NATO dhe Ukraina në takim urgjent

Aktualitet

Putin fillon prodhimin masiv të raketës balistike

NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente këtë të martë pasi Rusia lëshoi një raketë balistike hipersonike "eksperimentale" që përshkallëzoi luftën në rajon. Në fillim të kësaj jave, presidenti rus Vladimir Putin tha se vendi i tij do të rrisë prodhimin e raketës së re balistike supersonike “Oreshnik”, të cilën ai e përshkroi si "të pashembullt në botë".

Në një fjalim televiziv të enjten, Putin tha se raketa u përdor në një sulm në qytetin ukrainas të Dnipro në hakmarrje për përdorimin e raketave amerikane dhe britanike nga ana e Ukrainës që mund të godasin më thellë në territorin rus.

“Askush në botë nuk ka armë të tilla. Herët a vonë, vendet e tjera do t'i marrin ato, por ne tashmë i kemi ato,” tha Putin.

Putin shtoi se "nuk ka asnjë mënyrë për të kundërshtuar apo përgjuar këtë raketë" dhe theksoi se prodhimi i saj masiv është një prioritet."

Testimi i Oreshnik do të vazhdojë "në varësi të situatës dhe kërcënimeve të sigurisë me të cilat përballet Rusia," tha ai, duke vënë në dukje se tashmë ekziston një " stok sistemesh gati për përdorim".

Në të njëjtën kohë, liderët e Bashkimit Evropian e dënuan sulmin. Kryeministri i Polonisë, Donald Tusk, e përshkroi luftën si "në një fazë vendimtare të përmasave dramatike".

Ministri i Jashtëm çek Jan Lipavsky nga Kievi foli për "një përpjekje të diktatorit rus për të terrorizuar popullsinë ukrainase dhe evropiane" dhe deklaroi mbështetjen e tij për dërgimin e sistemeve shtesë të mbrojtjes për të mbrojtur qytetarët ukrainas nga "sulmet me qëllim të keq".

ME TE LEXUARAT