Shkëlqen Kristjan Asllani, Interi shënon 5 gola në pjesën e parë kundër Veronës

Sport

Shkëlqen Kristjan Asllani, Interi shënon 5 gola në pjesën e

Ekipi i Interit është kthyer në formën më të mirë në kampionat pas pauzës së kombëtareve, duke triumfuar me rezultatin e thellë përballë Veronës 0-5.

Sfida nisi mjaft mirë për zikaltërit ku pas 25 minutash shënuan tre herë me Correan dhe Thuram.

Në minutën e 31’, ishte momenti i Kristjan Asllanit për të lënë “gjurmën” e tij në këtë takim, duke asistuar De Vrij në golin e katërt.

Pas 10 minutash, ishte Bisseck që shënoi dhe golin e pestë, duke siguruar tre pikët për zikaltrit që në pjesën e parë.

Në të dytën, ekipi i Inzaghit uli “marshin”, duke mos shënuar më, teksa momentalisht ruajnë kreun e renditjes me 28 pikë, por me një ndeshje më shumë se rivalët.

REZULTATI:

VERONA 0-5 INTER

GOLAT: Correa 17’, Thuram 22’, 25’, De Vrij 31’, Bisseck 41’

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion