Vrasja e biznesmenit në Elbasan, jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që ekzekutoi Mondi Mëhallën

Aktualitet

Vrasja e biznesmenit në Elbasan, jepet sot masa e sigurisë për

Në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan zhvillohet sot, në orën 10:30, seanca për shqyrtimin e kërkesës së Prokurorisë lidhur me masën e sigurimit ndaj Nevzat Spaho, i dyshuar si autor i vrasjes së Mondi Mëhallës.

Objekti i kërkesës është “Vlerësim i ndalimit, caktim mase sigurimi”, ndërsa seanca do të mbahet me dyer të mbyllura.

Gjyqtari i çështjes është Elis Dine.

Ditën e djeshme, Gjykata e Elbasanit ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për Xhino Agon, i akuzuar si bashkëpunëtor në vrasjen e biznesmenit Mondi Mëhalla mbrëmjen e 30 nëntorit në Elbasan.

Po ashtu në burg është lënë edhe roja i karburantit Kujtim Pisha i akuzuar për moskallëzim të krimit.

Ndërkohë pamjet që tregojnë momentin  e ekzekutimit të biznesmenit Edmond Hyka, i njohur ndryshe si Mondi Mëhalla, janë bërë publike 3 ditë më parë.

Në pamje duket autori që  afrohet me makinën Audi pranë biznesmenit, del nga mjeti dhe qëllon disa herë në drejtim të Mondi Mëhallës, i cili në atë moment po ashtu ndodhej brenda automjetit të tij  “Range Rover”.

Pasi e lë të vdekur në vend me dy plumba në kokë, autori largohet me shpejtësi me makinë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion