Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, vetëdorëzohet autori i krimit

Aktualitet

Vrasja e biznesmenit italian në Tepelenë, vetëdorëzohet

Dorëzohet Kamber Sulçaj, 48-vjeçari nga fshati Mesaplik i Vlorës i dyshuar si vrasësi i biznesmenit italian Edoardo Sarchi.

Dorëzimi i tij është bërë në policinë e Gjirokastrës, pas negociatave me policinë, 48-vjeçari ka dorëzuar dhe armën e krimit.

Aktualisht Sulçaj ndodhet në prokurori i shoqëruar nga avokati.

NGJARJA
Ai ishte duke darkuar me Eqerem Braçin në shtëpinë e tij të pushimit në Salari, bashkë me djalin e Braçit, Gazmentin. Ky i fundit ka dalë pas darke me 2 automjete për gjueti por rrugës ka hasur Kamber Sulçajn, një pronar të një stani aty afër.

Sulçaj i ka ndjekur makinat, ku ndodhej djali i Braçit, të cilit, duke u afruar pranë shtëpisë në Salari i ka rënë goma e automjetit dhe kanë kërkuar ndihmë nga babai i tyre të cilin e kanë marrë në telefon.

“Eqeremi dhe biznesmeni italian kanë dalë menjëherë me dy makinat por rrugës kanë rënë nën breshërinë e plumbave të Kamber Sulçajt, i cili ka përdorur një armë gjahu me dylbi”, tha gazetarja Klodiana Lala më herët.

Plumbi që i mori jetën Sarchit ka qenë rikoshet, por për shkak se kapi arterien kryesore në këmbë, shkaktoi gjakderdhje fatale. Duke iu referuar hetimeve, sulmuesi ka qëlluar për 15-20 minuta, ndaj synimi i tij ka qenë për të vrarë, jo për të trembur. Kamber Sulçaj rezulton person me rekorde kriminale dhe rrezikshmëri të lartë.

 

ME TE LEXUARAT