Reagon Haradinaj pas vendimit të Speciales: Dënim i padrejtë, mos shkatërroni Kosovën

Kosovë&Rajon

Reagon Haradinaj pas vendimit të Speciales: Dënim i padrejtë, mos
Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka bërë thirrje për qetësi pas vendimit dënues të Gjykatës Speciale, duke thënë se shkatërrimi i Kosovës i ndihmon vetëm armiqve.

Ai u shpreh se UÇK-ja ka bërë luftë të drejtë çlirimtare.

Ai ka thënë se duhet pritur edhe shkalla e dytë dhe kjo betejë duhet të fitohet. 

“Vendimi i sotëm me dënim është i papranueshëm, i padrejtë. UÇK-ja bëri luftë të drejtë çlirimtare. Beteja për drejtësi duhet të vazhdojë, duhet të fitohet në shkallën e dytë. Jo në emrin tim, jo në emër të popullit të Kosovës vendim dënues për UÇK-së.


Shqiptarë kudo që jeni, për Kosovën dhanë jetën njerëzit më të çmuar të kombit tonë. Nuk kemi atdhe tjetër. S’kemi vend tjetër. Ju ndihmojmë armiqve nëse dëmtojmë pronën e Kosovës, jetën e njerëzve tonë. Nëse e shkatërrojmë Kosovën, i ndihmojmë armiqve. Do t’i mundim armiqtë të bashkuar”, tha Haradinaj. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion