Vrasja e Astrit Kalasë në sallën e gjyqit/ Sot jepet masa e sigurisë për tre të arrestuarit

Aktualitet

Vrasja e Astrit Kalasë në sallën e gjyqit/ Sot jepet masa e

Zhvillohet sot seanca gjyqësore për caktimin e masës së sigurisë ndaj tre të arrestuarve në lidhje me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, në ambientet e Gjykatës së Apelit.

Masa të shtuara sigurie janë vendosur në gjykatë gjatë zhvillimit të seancës ndaj Elvis Shkambit, Gjon Shkambit dhe Banush Koxhajt.

Elvis Shkambi akuzohet si autor i dyshuar i vrasjes së gjyqtarit Kalaja, e cila ndodhi në sallën e gjyqit më 6 tetor, në një ngjarje pa precedent që ka shkaktuar reagime të forta në opinionin publik dhe në sistemin e drejtësisë.


Ndaj xhaxhait të tij, Gjon Shkambi, rëndon akuza ‘vrasje në bashkëpunim’, ndërsa për punonjësin e sigurisë, Banush Koxhaj rëndon akuza ‘shpërdorim detyre’.

ME TE LEXUARAT