Vranësira e kthjellime, parashikimi i motit për ditën e sotme

Aktualitet

Vranësira e kthjellime, parashikimi i motit për ditën e sotme

Ditën e sotme, vendi ynë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht i kthjellët, ndërsa gradualisht do të ketë shtim të vranësirave mesatare deri të dendura, më të theksuara në relievet malore.

Në mesditë deri pasdite, vranësirat do të pasohen me reshje lokale shiu me intensitet të ulët, lokalisht në jugperëndim dhe qendër të vendit, si dhe në verilindje, kryesisht në relievet malore.

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-jugperëndim dhe shpejtësi mesatare 6 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era do të fitojë shpejtësi deri në 8 m/s.

Deti do të ketë valëzim 1-2 ballë, duke bërë kushtet e lundrimit të qëndrueshme, por me vëmendje në zonat me erë të fortë.

ME TE LEXUARAT