Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e enjte

Aktualitet

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për ditën e enjte

Edhe ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme si rezultat qarkullimit ciklonar shoqëruar me vlera të ulëta të presionit atmosferik dhe masa ajrore të lagështa.

Moti do të jetë i vranët dhe me reshje të herëpasherëshme shiu me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave që prej orëve të mesnatës.

Në zonën e Alpeve dhe relievet malore mbi 1000m parashikohen reshje dëbore me intensitet të ulët.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa në male, lugina dhe përgjatë vijës bregdetare era fiton shpejtësi 8-10 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 2-4ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zonat malore 4 deri 11°C

në zonat e ulëta 6 deri 18°C

në zonat bregdetare 9 deri 18°C

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion