Votimi pro arrestimit të Ahmetajt, reagon për herë të parë Edi Rama

Aktualitet

Votimi pro arrestimit të Ahmetajt, reagon për herë të

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për herë të parë pas votimit në Kuvend për arrestimin e ish zëvendësit të tij, Arben Ahmetaj.

Rama shkruan se pasditen e sotme do i drejtohet opinionit publik me një adresim në lidhje me votimin e sotëm në Kuvend.

“Pasdite në 18.30 do t’i drejtohem opinionit publik me një adresim për votimin e sotëm në Kuvend”, ka shkruar Rama.

Kreu i qeverisë u rreshtua bashkë me 117 ligjvënës të tjerë në Kuvend që votuan pro arrestimit të Ahmetajt.

Tre deputetët e vetëm që abstenuan ishin Vangjel Dule, Agron Duka dhe Fatmir Mediu.

ME TE LEXUARAT