Votimi për imunitetin e Ballukut, Komisioni Europian: SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij
Lajmifundit
/
12 Mars 2026, 13:54
Aktualitet

Pas rrëzimit të kërkesës së SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, ka reaguar edhe Bashkimi Europian.
Në një reagim, thuhet: “BE-ja e ka ndjekur rezultatin e votimit të sotëm në Parlamentin e Shqipërisë.
Angazhimi ndaj sundimit të ligjit dhe lufta kundër korrupsionit janë me rëndësi të madhe për procesin e anëtarësimit në BE.
Sigurimi i një mjedisi të favorshëm që SPAK të kryejë në mënyrë efektive punën e tij është thelbësor për të mbështetur në mënyrë të besueshme progresin e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE”.


