Vodhi televizor dhe kompjuter nga zyra elektorale e PD-së, arrestohet 36-vjeçari!

Aktualitet

Vodhi televizor dhe kompjuter nga zyra elektorale e PD-së, arrestohet

Një 36-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi akuzohet se ka vjedhur një televizor dhe një kompjuter nga zyrat elektorale të Partisë Demokratike në Cërrik.

Uniformat blu bëjnë me dije se 36-vjeçari me iniciale A.M rezulton se është dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Dhuna në familje”.

Gjithashtu në pranga ra dhe një 46-vjeçar që përvetësoi kompjuterin e vjedhur. Gjithashtu, në vijim të veprimeve u bë arrestimi i shtetasit K. Z., 46 vjeç, për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”.

"Vodhi sende elektronike (televizor dhe kompjuter), në subjektin politik të “Partisë Demokratike”, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga autori, i dënuar më parë për veprat penale “Vjedhja” dhe “Dhuna në familje”. Në pranga dhe një 46-vjeçar që përvetësoi kompjuterin e vjedhur.

Sekuestrohen sendet e vjedhura", njofton policia.

ME TE LEXUARAT