Vodhi targat e 5 automjeteve, arrestohet ‘skifteri’ 23-vjeçar në Korçë

Aktualitet

Vodhi targat e 5 automjeteve, arrestohet ‘skifteri’ 23-vjeçar

Një 23-vjeçar është arrestuar në Korçë, pasi akuzohet se ka vjedhur targat e 5 automjeteve. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave ra shtetasi me inicialet D. V.

NJOFTIMI I POLICISE
Vodhi targat e 5 automjeteve, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 23-vjeçari.

Sekuestrohen targat e vjedhura, të cilat u gjetën në banesën e 23-vjeçarit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve, si rezultat i veprimeve hetimore dhe i informacioneve të siguruara në rrugë operative, kanë bërë të mundur zbardhjen e 5 rasteve të vjedhjes së targave të automjeteve në pronësi të shtetasve të ndryshëm dhe identifikimin e autorit të dyshuar të këtyre rasteve.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion