Vlora 5 ditë pa ujë/ “Pjesët e reja hidraulike vijnë sot nga Stambolli”, Rama ia faturon problemin opozitës: Ndjesë vlonjatëve të mi! Peripeci e pamerituar

Aktualitet

Vlora 5 ditë pa ujë/ “Pjesët e reja hidraulike vijnë

Pas protestave të ditëve të fundit në Vlorë lidhur me problemin e ujit të pishëm, Kryeministri Edi Rama ka reaguar duke dhënë detaje për situatën dhe masat që po merren për zgjidhjen e saj. Ai ka deklaruar se:

Vlora 5 ditë pa ujë/ “Pjesët e reja hidraulike vijnë

"Drejt aeroportit të Stambollit për të ardhur sot brenda ditës, pjesët e reja hidraulike për riparimin e difektit të rëndë në ujësjellësin e Vlorës, ku në vitin 2009-2010 janë instaluar pjesë hidraulike jashtë standarteve, që nuk e kanë mbajtur dot më presionin e ujit dhe për pasojë tubacioni ka shpërthyer."

Kryeministri theksoi gjithashtu rëndësinë e punës së palodhur të punëtorëve të ujësjellësit të Vlorës, të cilët, nën drejtimin e inxhinierit Flauers Shoshi, po punojnë pa pushim për të zgjidhur këtë problem të rëndë që ka shqetësuar qytetin.

"Respekt për punën e palodhur të punëtorëve të ujësjellësit Vlorë, që nën drejtimin e drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve, inxhinierit të njohur Flauers Shoshi, i cili prej disa ditësh e netësh është në krye të operacionit të vështirë, po bëjnë të pamundurën për ta mbyllur këtë plagë të hapur në trupin e Vlorës prej një mine të vjetër nga një kohë e zezë për Vlorën."

Kryeministri gjithashtu u shpreh me një mesazh ngushëllues për qytetarët e Vlorës:

"Vlonjatëve të mi u them ndjesë për tërë këtë peripeci të pamerituar dhe siç thoshin gjyshet tona, plasi më në fund edhe syri i keq pas tërë këtyre viteve të mira për Vlorën, e ja që kush i do të keqen Vlorës, veç të keqen do i marrë."

Ky reagim i Kryeministrit Rama vjen pas ditëve të tensionuara që kanë përfshirë protestat e qytetarëve të Vlorës për shkak të problemeve me ujësjellësin, duke shpresuar se zgjidhja e këtij problemi do të vijë sa më shpejt dhe që qytetarët të mund të gëzojnë shërbime më të mira dhe të qëndrueshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion