Vodhi postën private, zbardhet dëshmia e 27-vjeçarit: Paratë më duheshin për kurimin e babait

Aktualitet

Vodhi postën private, zbardhet dëshmia e 27-vjeçarit:

Odis Molla, 27-vjeçari që grabiti nën kërcënimin e thikës postën private në Tiranë, ka deklaruar se paratë i duheshin për kurimin e babait të tij. Në dëshminë e zbardhur, ai ka thënë se nuk ka gjetur asnjë mënyrë tjetër për t’i ardhur në ndihmë dhe ka vendosur të kryejë aktin e rëndë.

“Kam babanë në gjendje të rëndë. Nuk gjeja mënyrë tjetër për ti ardhur në ndihmë për kurimin dhe vendosa të kryej grabitjen e postës private”, mësohet të jetë shprehur ai.

Deklarata e tij nuk është marrë parasysh nga trupi gjykues që ka vendosur ta lënë në burg 17 vjeçarin. Ai u vu në pranga disa orë pasi kreu grabitjen.

Ngjarja ndodhi në rrugën “5 Maji”, ku Molla, pasi mori një shumën e parave të xhiros ditore, përkatësisht 400 mijë lekë të rinj, 940 euro dhe 40 paund, u largua me motor.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion