Vodhi paratë me dhunë duke kërcënuar me thikë shitësen, kapet autori i grabitjes së marketit në Yzberisht

Aktualitet

Vodhi paratë me dhunë duke kërcënuar me thikë

Është vënë në pranga autori i vjedhjes me dhunë ditën e djeshme në një market në zonën e Yzberishtit, Tiranë.

40-vjeçari, shtetasi me iniciale E. T.(T), kërcënoi dhe lëndoi me thikë shitësen për t’i marrë paratë nga kasa.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të veprimeve intensive hetimore të kryera për zbardhjen e vjedhjes së kryer dje, në kërcënimin e thikës, në një market në Yzberisht, organizuan dhe finalizuan operacionin policor “Intervent”.

Si rezultat i operacionit u identifikua, u kap në Rrugën e Qelqit dhe u vu në pranga autori i dyshuar i vjedhjes, shtetasi E. T.(T), 40 vjeç, banues në Tiranë.

Punonjësja e marketit që u dëmtua në dorë, nga thika që mbante autori, në tentativë për ta ndaluar atë, mori mjekim dhe u largua nga spitali.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë, për veprime të mëtejshme“, thuhet në njoftimin e  policisë.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion