Vodhi një motomjet gjatë mbrëmjes së djeshme, arrestohet 26-vjeçari në Vlorë

Aktualitet

Vodhi një motomjet gjatë mbrëmjes së djeshme, arrestohet

Policia e Vlorës këtë të hënë ka arrestuar autorin e vjedhjes së një motomjeti, i cili dyshohet e se ka marrë gjatë mbrëmjes së djeshme.

Sipas njoftimit nga policia, është arrestuar shtetasi D. S., 26 vjeç, banues në Vlorë, i cili mbrëmjen e djeshme, në lagjen “10 Korriku”, vodhi një motor.

“Në vijim të punës për parandalimin dhe zbardhjen e vjedhjeve, si dhe për kapjen e autorëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë bënë të mundur arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar për vjedhjen e një motori, gjatë natës së datës 22.02.2026, në lagjen “10 Korriku”.

Si rezultat i organizimit të mirë të shërbimeve dhe analizës në dinamikë të pamjeve filmike të kamerave të sigurisë në zonë, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit D. S., 26 vjeç, banues në Vlorë.  Motomjeti u gjet në banesën e tij dhe u sekuestrua në cilësinë e provës material”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vjedhja”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion