Vodhi bizhuteri me vlerë 3 milionë lekë në Lezhë dhe i shiti në një argjendari në Shkodër, arrestohet 24-vjeçari

Aktualitet

Vodhi bizhuteri me vlerë 3 milionë lekë në Lezhë dhe i

Një 24-vjeçar është arrestuar në Lezhë nga Policia për arsye se kishte vjedhur bizhuteri me vlerë 3 milionë lekë, në një banesë në Ishull Shëngjin.

Sipas burimeve, autori kishte vjedhur bizhuteritë dhe I kishte shitur në një argjendari në qytetin e Shkodrës. Edhe pronari i kësaj argjendarie është nën hetim nga Policia.

Autoritetet po hetojnë këtë rast deri në një vendim final ndaj të akuzuarve.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Lezhë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Aksesorët”.


Vodhi bizhuteri me vlerë rreth 300 000 lekë, në një banesë në Ishull Shëngjin, identifikohet dhe arrestohet 24-vjeçari, banues në këtë fshat.

Gjenden bizhuteritë e vjedhura, të cilat 24-vjeçari i kishte shitur në një argjendari në Shkodër.

Vihet në hetim pronari i argjendarisë.

Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të kallëzimit të një shtetasi, se në banesën e tij, në fshatin Ishull Shëngjin, ishin vjedhur bizhuteri me vlerë të konsiderueshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë identifikuan, kapën dhë vunë në pranga, në kuadër të operacionit “Aksesorët”, autorin e rastit, shtetasin M. M., 24 vjeç, banues në këtë fshat.

Më tej, si rezultat i veprimeve hetimore u zbulua se shtetasi M. M. i kishte shitur bizhuteritë e vjedhura, në një argjendari në Shkodër.

Gjatë kontrollit në këtë subjekt, u gjetën bizhuteritë, ndërsa në vijim të veprimeve procedurale, nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Fshehja e të ardhurave”, për pronarin e subjektit, shtetasin E. P., 41 vjeç, banues në Shkodër.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion