VIDEO/ Përfshihet nga flakët një lokal në Vlorë, digjet plotësisht

Aktualitet

VIDEO/ Përfshihet nga flakët një lokal në Vlorë, digjet

Vlorë- Një lokal në zonën e Lungomares është përfshirë nga flakët mbrëmjen e kësaj të hëne.

Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për një bar i ndërtuar kryesisht me material drusor, çka ka ndikuar në përhapjen e shpejtë të zjarrit.

Flakët janë përhapur me shpejtësi brenda pak minutash, duke rrezikuar edhe ambientet përreth.

Forcat zjarrfikëse kanë izoluar flakët dhe kanë bërë të mundur shmangien e përhapjes së mëtejshme.

Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale janë të konsiderueshme. Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta dhe pritet që hetimet të zbardhin plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Policia po dokumenton rastin, ndërsa zona është rrethuar për arsye sigurie./Shqiptarja

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion