Vlora në errësirë, të shtëna me armë në bulevardin “Ismail Qemali”, reagon policia

Të shtëna me armë zjarri përgjatë bulevardit Ismail Qemali në Vlorë.
Burime nga policia konfirmojnë se është qëlluar në ajër një herë duke përfituar dhe nga errësira ku përfshiu qytetin e Vlorës, raporton Top Channel.
Nuk ka persona të lënduar apo vendngjarje. Policia po punon për gjetjen e autorit.
“Në orën 18:36, në sallën operative të DVP Vlorë është marrë një njoftim se në lagjen “Lef Sallata” dyshohet se ka ndodhur një konflikt.
Vlorë
Në orën 18:36, në sallën operative të DVP Vlorë është marrë një njoftim se në lagjen “Lef Sallata” dyshohet se ka ndodhur një konflikt.
Policia ka shkuar menjëherë në vendin e raportuar, por deri tani nuk janë konstatuar persona të përfshirë në konflikt. Vijon puna për identifikimin e tyre dhe sqarimin e plotë të këtij rasti.
Sqarojmë se, në lidhje me një zhurmë të ngjashme me të shtënë me armë zjarri, po kryhen verifikimet përkatëse nga ana e shërbimeve të Policisë.
Rikthehet pjeserisht energjia
Është rikthyer pjesërisht energjia elektrike në disa zona të qarqeve të Vlorës, Durrësit, Beratit dhe Fierit, të cilat pasditen e sotme e kaluan në errësirë totale.
Kjo gjendje u shkaktua pasi ishte stakuar nën-stacioni i Spitallës që furnizon me energji elektrike zonat deri në jug të vendit.
Sipas buriemeve zyrtare nga OSHEE Fier, u bë e ditur se kishin rënë linjat e OST si në Fier ashtu edhe në Elbasan të 220-ëshit.
Nuk dihet se cili ka qënë shkaku nderkohe qe behet e ditur se rupet e punës janë në terren.
Ende s'ka informacion se sa do të zgjasë kjo situatë, por me përcaktimin e defektit është kaluar furnizimi nga linjat dytësore, ku është bërë e mundur furnizimi me energji i disa zonave.


