Gjashtë qytete në errësirë, ikja e dritave bllokon në ajër lodrat në Fier

Nga pamjet, shihet se një prej lodrave në qendër të qytetit të Fierit ka mbetur në ajër, pas ndërprejes së energjisë, por fatmirësisht nuk ka njerëz mbi të.

Qytetet e Durrësit, Fierit dhe Lushnjes kane mbetur pa energji elektrike.
Lexues te Lajmifundit nga zona, tregojne se energjia elektrikee shte nderprere edhe ne Sarande dhe Vlore si dhe ne Berat.
Mesohet se ne oret e pasdites se sotme, këto qytete janë në errësirë totale.
Burime nga OSSH Fier bëjnë me dije se shkaku i ndërprerjes lidhet me një defekt në linjën e tensionit të lartë 110 kV.
Kjo gjendje është shkaktuar pasi është stakuar nën-stacioni i Spitallës që furnizon me energji elektrike zonat deri në jug të vendit.
Sipas buriemeve zyrtare nga OSHEE Fier mësohet se kanë rënë linjat e OST si në Fier ashtu edhe në Elbasan të 220-ëshit.


