PERSONAT E PARAQITUR NE KETE VIDEO, NUK KANE ASNJE LIDHJE ME RASTIN E JETNOR ZHABOLIT, JANE PUNONJES SOCIALE QE KANE SHKUAR NE NDIHME TE PERSONAVE TE DEMTUAR
PERSONAT E PARAQITUR NE KETE VIDEO TE MARRE NGA EURONEWS ALBANIA, NUK KANE ASNJE LIDHJE ME RASTIN E JETNOR ZHABOLIT, JANE PUNONJES SOCIALE QE KANE SHKUAR NE NDIHME TE PERSONAVE TE DEMTUAR

35-vjeçari Jetnor Zhaboli,me profesion ekonomist është arrestuar këtë të premte pasi prej disa muajsh ai kishte “burgosur” në shtëpinë e tij nënën, bashkëshorten dhe vajzën e tij 9-vjeçare.
Para policisë ai ka deklaruar se këtë gjë e ka bërë nga xhelozia. Përveçse i mbante të “burgosura” ai u kishte ndaluar atyre të komunikonin me familjarë të tjerë duke u bllokuar edhe valët e telefonit.
Zhaboli gjithashtu kishte vendosur kamera sigurie në të gjitha ambientet e brendshme e të jashtme të banesës, madje edhe në tualet. Ndërsa i vetmi person që mund të dilte nga shtëpia, prej disa muajsh ishte djali 5-vjeçar.
Sipas hetimeve i vetmi person që dilte nga shtëpia ishte Jetnori dhe djali i tij i mitur të ciline çonte si parashkollor në shkollë, ndërsa bashkëshortja, nëna dhe vajza e tij e mitur nuk dilnin prej disa muajsh nga banesa. Sipas 35-vjeçarit, duke iu referuar dëshmisë që dha para oficerëve, shkak ka qenë xhelozia, ndaj kishte vendosur këtë mënyrë jetese për familjarët e tij.


